Ndërlidhjet

BE ndan 20 milionë euro për Pakistanin


Nga vërshimet e 2011-ës në Pakistan
Nga vërshimet e 2011-ës në Pakistan
Bashkimi Evropian ka njoftuar se do të japë edhe 20 milionë euro në ndihmë për viktimat e vërshimeve të vitit 2011 të Pakistanit, si dhe për njerëzit që janë zhvendosur si pasojë e konfliktit, duke rritur në 55 milionë euro shifrën e fondeve për këtë vit.

Komisionerja e BE-së për Ndihmë Humanitare tha se bota “nuk duhet të harrojë
miliona njerëz që luftojnë për rimëkëmbje, veçanërisht në provincën e Sindit”.

Vërshimet në Pakistan në vitin 2010 dhe në vitin e kaluar kanë prekur 5.8 milionë njerëz, gjatë të cilave uji i ka mbytur kafshët e gjalla, ka shkatërruar të korrat, shtëpitë dhe infrastrukturën, në kohën derisa vendi po përpiqej që të rimëkëmbej nga vërshimet e një viti më parë.
XS
SM
MD
LG