Ndërlidhjet

logo-print

Jahjaga mirëpret marrëveshjen me FMN-në


Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka mirëpritur vendimin e Bordit Ekzekutiv të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për aprovimin e Marrëveshjes së re Stand-By me Kosovën.

Presidentja Jahjaga vlerëson se arritja e kësaj marrëveshje është një hap pozitiv për Kosovën, që përkundër vështirësive, si rrjedhojë e krizës globale financiare e ekonomike, Republika e Kosovës ka arritur ta ruajë stabilitetin makrofinanciar.

Me këtë rast, presidentja Jahjaga vlerëson se është i nevojshëm një angazhim i shtuar i institucioneve, jo vetëm për të ruajtur stabilitetin financiar, por edhe për të avancuar reformat e nevojshme ekonomike që kanë për qëllim përmirësimin e klimës së biznesit, hapjen e vendeve të reja të punës dhe përmirësimin e infrastrukturës publike si parakushte për rritjen ekonomike në vendin tonë
XS
SM
MD
LG