Ndërlidhjet

OSBE arrin marrëveshje për zgjedhjet serbe


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

OSBE përmes një komunikate për media ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes për rolin lehtësues që do ta ketë ky mision në organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë.

Kryesuesi i OSBE-së, njëherësh zëvendëskryeministër i Irlandës, Imon Gilmor ka mirëpritur këtë marrëvshje, derisa ka sqaruar se vetë ai ka qenë në kontakt me palët e përfshria, por pa I specifikuar ato.

“Mirëpres marrëveshjen që është arritur sot sa i përket rolit lehtësues të misionit të OSBE-së në Kosovë për (organizimin) e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë. Në ditët e fundit, unë kam qenë në kontakt të vazhdueshëm me palët e përfshira, së bashku sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, Lamberto Zanier, për t’i inkurajuar ata që të ndërmarrin një qasje pozitive”, ka thënë përmes njoftimit për media të OSBE-së, Gilmor.

“Është thelbësore që zgjedhjet të mbahen sipas marrëveshjes së arritur dhe duke respektuar plotësisht rolin e OSBE-së”, ka thënë ai.

“Nëse nuk ndodh kështu, OSBE rezervon të drejtën për t’u tërhequr nga roli lehtësues,“ ka theksuar Gilmor.

Sekretari i përgjithshëm i OSBE-s,ë Lamberto Zanier tha se tashmë “OSBE ka nisur përgatitjet për organizimin e qendrave të votimit për t’iu mundësuar votuesve në Kosovë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për të votuar në këto zgjedhje.”

“I bëj thirrje të gjithëve që të përmbahen nga provokimet dhe të lejojnë që votimi të zhvillohet në mënyrë të rregullt dhe paqësore”, ka thënë Zanier.

Zgjedhjet lokale, presidenciale dhe parlamentare të Serbisë mbahen më 6 maj.

Autoritetet kosovare kanë lënë të kuptohet se duke marrë për bazë parimin e dyshtetësisë, serbët e Kosovës mund të votojnë në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare, por jo edhe për ato lokale, të cilat politikanët serbë të veriut këmbëngulin që t’i mbajnë.
XS
SM
MD
LG