Ndërlidhjet

logo-print

Indi: Përmbytet anija, 35 të vdekur


Pamje afër lumit Brahmaputra

Pamje afër lumit Brahmaputra

Policia thotë se një anije me rreth 200 njerëz në bord është përmbysur nga erërat e rënda dhe shiu në verilindje të Indisë, duke lënë të paktën 35 të vdekur dhe 75 të tjerë të zhdukur.

Shefi i policisë në shtetin Asam J.N. Çouduri thotë se aksidenti ka ndodhur mbrëmë në lumë Brahmaputra pranë Fakiragramit në perëndim të qarkut të Dubrit.

Zona është rreth 350 kilometra në perëndim të kryeqytetit të shtetit, Gauhati.

Çouduri thotë se erërat e forta dhe shiu shkaktuan me gjasë aksidentin.

Policia dhe ushtarët janë dërguar për të ndihmuar me përpjekjet e shpëtimit.
XS
SM
MD
LG