Ndërlidhjet

Bosnje: Ndarja etnike në shkolla, diskriminuese


Pamje nga qyteti i Mostarit
Pamje nga qyteti i Mostarit
Një gjykatë boshnjake ka vendosur se ndarja etnike e nxënësve në disa shkolla lokale llogaritet diskriminim.

Gjykata në qytetin jugor të Mostarit ka urdhëruar zyrtarët e arsimit dhe dy shkolla në këtë zonë që të heqin dorë nga kjo praktikë dhe të krijojnë klasa të përziera për fëmijët myslimanë dhe kroatë.

Vendimi pason një padi për diskriminim etnik të paraqitur nga një grup lokal për të drejtat e njeriut (Vasha Prava).

Shkollat punonin nën të ashtuquajturin program "dy shkolla nën një çati", system i implementuar në vitin 1999 në disa rajone të Bosnjës të banuara nga myslimanët dhe kroatët.

Sistemi, që pason luftën ballkanike të viteve 1992-1995, ishte një kompromis që kishte për qëllim vendosjen e myslimanëve dhe kroatëve në të njëjtën ndërtesë, dhe të hapë rrugën për krijimin e klasave të përziera.

Por, sipas grupit Vasha Prava, ende ekzistojnë 34 shkolla në Bosnje, të cilat nuk kanë klasë të përziera etnikisht.
XS
SM
MD
LG