Ndërlidhjet

Kuinti mirëpret vendimin e OSBE-së


Prishtina
Prishtina
Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara në Prishtinë mirëpresin marrëveshjen e arritur për ta lejuar OSBE-në për t’ua lehtësuar votuesve me të drejtë vote votimin në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të caktuara për datën 6 maj.

"Qeveritë e Kosovës dhe Serbisë duhet të përgëzohen për gatishmërinë e tyre për t’ua siguruar votuesve me të drejtë vote mundësinë për të ushtruar të drejtat e tyre demokratike", thuhet në një deklaratë të përbashkët të Kuintit.

"Ne i jemi mirënjohës OSBE-së për gatishmërinë e saj për të ndërmarrë këtë detyrë sfiduese në afat të shkurtër dhe ia ofrojmë mbështetjen tonë të plotë ekipit të misionit të OSBE-së në Kosovë", thuhet në deklaratë.

Vendet e Kuintit ftojnë të gjithë qytetarët "që të ndihmojnë për të mbajtur një ambient të qetë dhe paqësor ashtu që OSBE-ja të mund të kryejë punën e saj në kushte të qeta dhe të sigurta".
XS
SM
MD
LG