Ndërlidhjet

Obama Phenianit: Provokimet thellojnë izolimin


Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama

Presidenti amerikan Barak Obama ka paralajmëruar Korenë e Veriut se "modeli i vjetër i saj i provokimit" ka marrë fund dhe “aktet tjera provokuese” do ta thellojnë izolimin e saj. Komentet e tij vijnë në kohën kur janë rritur shqetësimet se Veriu do të kryejë së shpejti një provë bërthamore.

Obama, i cili po fliste në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin e Japonisë Yoshihiko Noda tha se ai nuk mund të parashikojë se çfarë Koreja e Veriut do të bëjë në të ardhmen.

Por, Noda paralajmëroi për një "mundësi e madhe" që Koreja e Veriut të kryejë një provë bërthamore pas nisjes dështuar të raketës së saj më 13 prill.
XS
SM
MD
LG