Ndërlidhjet

Përmbytja e anijes në Indi, 103 të vdekur


Fotografi ilustruese, lumi Brahmaputra

Fotografi ilustruese, lumi Brahmaputra

Një zyrtar tha se 103 trupa janë nxjerrë nga një lumë në veri-lindje të Indisë, pasi që anija që i bartte rreth 350 pasagjerë është përmbytur të hënën.

Pritam Saikia tha se të paktën 100 njerëz figurojnë ende të zhdukur dhe se zhytësit dhe ekipet tjera të shpëtimit po ndihmojnë në nxjerrjen e trupave nga lumi Brahmaputra.

Aksidenti ka ndodhur afër Fakiragramit në shtetin e Asamit. Autoritetet thanë më herët se janë shpëtuar 100 persona. Erërat e forta dhe shiu, janë parë si shkaqe të aksidentit.
XS
SM
MD
LG