Ndërlidhjet

Luftime të ashpra në Jemen, 12 të vrarë


Sana, kryeqyteti i Jemenit

Sana, kryeqyteti i Jemenit

Luftimet e ashpra midis forcave qeveritare të Jemenit dhe militantëve të Al- Kaidës afër provincës jugore Abian, kanë lënë të paktën 12 të vdekur.

Shifra bazohet në deklaratën e një zyrtari lokal, dëshmitarëve, si dhe të një dege të Al-Kaidës në Gadishullin Arabik.

Përleshjet kanë ndodhur në afërsi të qytetit të Lodarit, në të cilin Al-Kaida kishte marrë kontrollin në gusht të vitit 2010, para se të dëbohej nga ushtria.

Grupi militant tha se luftëtarët e tij kishin vrarë disa ushtarë të qeverisë dhe plagosur më shumë se 30. Një zyrtar lokal tha se disa militantë janë në mesin e të vdekurve.
XS
SM
MD
LG