Ndërlidhjet

Klinton në Kinë, do të flasë për të drejtat e njeriut


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, që është nisur për në Pekin, ka thënë se do të ngrisë çështjet e të drejtave humanitare me zyrtarët kinezë.

Ajo do të marrë pjesë në Dialogun Ekonomik dhe Strategjik mes SHBA-së dhe Kinës, që mbahet në këtë javë në Kinë.

Udhëtimi i Klintonit zhvillohet në kohën kur një avokat i shquar për të drejtat e njeirut, Çen Guangçeng ka kërkuar strehim në ambasadën amerikane në Pekin, pasi që ishte arratisur nga arresti shtëpiak më 22 prill.

Ndihmës sekretari amerikan i shtetit Kurt Kampbell ka udhëtuar në Kinë, më herët sesa që ka qenë e planifikuar për të diskutuar fatin e Çengit me zyrtarët kinezë.

Para nisjes, Klinton tha në një konferencë për gazetarë se Kina dhe SHBA nuk pajtohen në fushën e të drejtave të njeriut për të shtuar se “unë mund të garantojë me siguri se ne do të diskutojmë çdo çështje, përfshirë edhe të drejtat e njeriu, që ka mbetur pezull mes nesh”.
XS
SM
MD
LG