Ndërlidhjet

logo-print

Sarkozi ngre padi për shpifje


Presidenti francez, Nikolas Sarkozi

Presidenti francez, Nikolas Sarkozi

Prokurorët në Paris kanë hapur një hetim paraprak ndaj një faqeje interneti pasi që presidenti francez Nikolas Sarkozi paraqiti një ankesë formale duke pretenduar se uebsajti ka publikuar një lajm duke u bazuar në një dokument të falsifikuar.

Faqja e internetit Mediapart raportoi se kishte një dokument të vitit 2006 të nënshkruar nga Musa Kusa, atëbotë shefi i inteligjëncës i liderit libian Muamer Gadafi, në të cilin ishin dhënë detaje të një oferte për të dhuruar rreth 66 milionë dollarë për fushatën politike të vitit 2007 të Sarkozisë.

Sarkozi e quajti dokumentin një "falsifikim të papërpunuar" dhe akuzoi Mediapart se është bërë një zëdhënëse e së majtës.

Sarkozy përballet me kandidatin socialist Fransua Holland në një balotazh të ngushtë për presidentin francez që zhvillohet të dielën.
XS
SM
MD
LG