Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 1 majin në vite...


1707 - Mbretëria e Britanisë së Madhe u krijua kur një traktat për bashkimin e Anglisë dhe Skocisë hyri në fuqi.

1486 - Kristofer Kolombi e bindi Mbretëreshën Izabela, për të financuar ekspeditë në Indi.

1786 - U mbajt premiera e operës së Mozartit, "Martesa e Figaros", në Vjenë.

1927 - Adolf Hitleri mbajti takimin e tij të parë nazist në Berlin.

1931- U ndërtua 102-katëshja “Empire State Building”, në Nju Jork.

1937 - Presidenti Franklin Rusevelt, nënshkroi një akt të neutralitetit, duke i mbajtur Shtetet e Bashkuara jashtë Luftës së Dytë Botërore.

1948 - U themelua Koreja e Veriut.

1950 - Guendolinë Bruks bëhet amerikania e parë afrikane që fitoi Çmimin Pulitzer për librin e saj të poezisë të quajtur Ani Allen.

1961 - Fidel Kastro lajmëroi se nuk do të ketë më zgjedhje në Kubë.

1967 - Këngëtari Elvis Presli u martua me Prishila Beaulieu në Las Vegas.(g.k.)
XS
SM
MD
LG