Ndërlidhjet

Njëvjetori i vrasjes së bin Ladenit, "kohë për reflektim"


Pamje mha arkivi

Pamje mha arkivi

Presidenti amerikan Barak Obama thotë se njëvjetori i vdekjes së Osama bin Ladenit në duart e Forcave Speciale të SHBA-së është një kohë për “reflektim” për të gjithë amerikanët.

Në një konferencë për gazetarë me kryeministrin japonez Joshihiko Noda, Obama tha se "populli amerikan me të drejtë do të mbajë mend atë që ne si vend arritëm duke sjelljë para drejtësisë dikë që vrau mbi tre mijë qytetarë tanë."

Bin Laden është vrarë më 2 maj, gjatë një sulmi që forcat speciale amerikane, kryen në kompleksin ku ai banonte së bashku me familjen, në Abotabad të Pakistanit.
XS
SM
MD
LG