Ndërlidhjet

logo-print

Holanda kufizon shitjen e marihuanës


Foto ilustruese

Foto ilustruese

Holanda do të fillojë të martën kufizimin e shitjes së kanabisit në disa pjesë të vetëm për banorët vendas, duke anuluar politikën kombëtare të gjatë disa dekada, që marihuana t’iu shitej të gjithë vizitorëve në Holandë.

Banorët në pjesën jugore të vendit, tani duhet të nënshkruajë një "kartë kanabisi", që do t’i lejojë ata që të blejnë kanabis nga kafenetë.

Kanabisi është teknikisht i paligjshëm, por në sasi të vogël nuk penalizohet.

Zyrtarët në Amsterdam kundërshtojnë masën, e cila do të hyjë në fuqi në mbarë vendin në vitin e ardhshëm.

Disa holandezë mirëpresin ndryshimin, sepse ata janë të lodhur nga bllokimi i trafikut, zhurmat, dhe tregtarët e drogës që funrizojnë miliona vizitorë të huaj të tërhequr nga ligjet liberale ndaj drogës.

Pronarët e kafeneve në qytetin jugor të Mastrihtit planifikojnë të injorojnë masat e reja.
XS
SM
MD
LG