Ndërlidhjet

Ban mirëpret vendimin e Su Kisë


Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun në parlamentin e Birmanisë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun në parlamentin e Birmanisë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-mun ka lavdëruar lideren e opozitës Aung San Su Ki që është pajtuar të betohet për të hyrë në parlament, me gjithë kundërshtimin e saj të vazhdueshëm për tekstin e betimit.

Ban, që gjendet në Birmani për herë të parë që kur regjimi ushtarak 50-vjeçar u zëvendësua me një qeveri reformiste në vitin e kaluar, ka takuar të martën Su Kinë, një ditë pasi që ajo njoftoi se do të betohej.

Su Ki, laureate e Çmimit Nobel për Paqe dhe ish e burgosur politike, ka thënë se do të pranoje të betohet me tekstin kundërthënës, për të plotësuar kështu dëshirat e votuesve të saj, për ta parë atë në parlament.

Ban lavdëroi Su Kinë që ka shfaqur “fleksibilitet” dhe ka marrë një “vendim të vështirë”.
XS
SM
MD
LG