Ndërlidhjet

Luftime të reja në Siri


Trupat siriane duke zbarkuar në qytetin Douma, prill 2012(foto e marrë nga një video në YouTube)

Trupat siriane duke zbarkuar në qytetin Douma, prill 2012(foto e marrë nga një video në YouTube)

Një grup mbikëqyrës sirian thotë se luftëtarët e opozitës kanë vrarë të paktën 12 trupa qeveritarë në luftimet e ashpra në provincën lindore të Sirisë, Deir el-zor.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut me seli në Lodnër tha se luftimet e së martës u zhvilluan në rajonin e krahinës së Busajrës, ku trupat besnike të presidentit Bashar al-Asad janë kundërpërgjigjur me hedhjen e raketave dhe të armëve të rënda, duke vrarë të paktën një civil dhe duke prishur ndërtesën e një shkolle.

Grupi tha se të paktën 10 njerëz janë vrarë nga predhat e mortajave në Idlib, një ditë pas shpërthimeve të shumta që lanë të paktën 20 të vdekur në këtë vend.

Luftimet ndodhin, derisa një ekip i vëzhguesve të OKB-së gjendet në vend në përpjekje për të ruajtur armëpushimin e mbështetur ndërkombëtarisht, pas më shumë se një viti të dhunës që ka kapluar këtë shtet.
XS
SM
MD
LG