Ndërlidhjet

OKB: Azerbajxhani e kryeson Këshillin e Sigurimit


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara
Prej sot, kryesues i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për muajin maj është Azerbajxhani.

Ky vend u bë anëtar i Këshillit të Sigurimit tetorin e kaluar, pasi fitoi në mesin e vendeve të Evropës Lindore, meqë Sllovenia ishte tërhequr nga gara.

Azerbajxhani ishte zgjedhur anëtar me mandat dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, pas 17 rundeve të votimit.

Azerbajxhani për të parë herë është anëtar i Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG