Ndërlidhjet

Maqedoni: Ministria e brendshme thotë se i ka zbuluar vrasësit


Vetura që ushte gjetur afër vendit të krimit

Vetura që ushte gjetur afër vendit të krimit

Ministria e brendshme e Maqedonisë thotë se i ka zbuluar vrasësit në vendin Smilkovc afër Shkupit.

Siç ka njoftuar sot, ministrja e brendshme e Maqedonisë, Gordana Jankullovska, këtë krim e ka bërë një grup nga Shkupi, që është mbështetës i islamizmit radikal.

Të arrestuarit kishin luftuar në Afganistan dhe Pakistan kundër ushtarëve të NATO-s, raporton agjencia MIA.

Janë arrestuar 20 persona, sipas akuzave të ndryshme.

Ministria e brendshme kundër tyre do të paraqesë fletëparaqitje penale për terrorizëm.

Sipas Gordana Jankullovskës, aksioni i ministrisë së brendshme të Maqedonisë, sot herët në mëngjes, ishte njëra nga operacionet më të komplikuara lidhur me vrasjet në Smilkovc afër Shkupit.
XS
SM
MD
LG