Ndërlidhjet

logo-print

Eshton: Përshëndetet vendimi i OSBE-së për zgjedhje


Kethrin Eshton

Kethrin Eshton

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, e ka përshëndetur sot marrëveshjen sipas së cilës OSBE-ja në Kosovë do t’i lehtësoj zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë në Kosovë.

Ajo i ka ftuar “të gjitha palët që të përmbahen nga aksionet, që mund të nxisin tensione”.

Mëtutje, në njoftimin e saj në Bruksel, theksohet se “EULEKS-i do ta mbikëqyrë sigurinë dhe do ta realizoj mandatin e vet në bashkëpunim të ngushtë me faktorët e tjerë ndërkombëtarë dhe vendës”.

Zonja Eshton u ka bërë thirrje “si Prishtinës, ashtu edhe Beogradit, që të bashkëpunojnë me OSBE-në me besim të mirë në mënyrë që votimet të kalojnë të qeta dhe në rregull”.
XS
SM
MD
LG