Ndërlidhjet

Një Maji: Protesta në Evropë, Azi, SHBA


Demonstruesit në Athinë përleshen me policinë më 4 prill të këtij viti
Demonstruesit në Athinë përleshen me policinë më 4 prill të këtij viti
Qindra mijëra njerëz në mbarë botën po tubohen për demonstrata në Ditën e Punës, për të kërkuar kushte më të mira të punës dhe po protestojnë kundër shkurtimeve qeveritare.

Në Azi, punëtorët në Indonezi, Malajzi, Tajvan dhe Filipine, kanë kërkuar rritjen e rrogave dhe mbrojtje në punë, për të ndihmuar në përballimin e rritjeve të mëdha të çmimeve.

Sindikatat në Greqi, Spanjë dhe Portugali presin pjesëmarrje masive në marshimet tradicionale të Një Majit, për të protestuar kundër masave qeveritare të kursimit, përfshirë uljen e rrogave në sektorin publik.

Në Shtetet e Bashkuara, ku nuk ka pushim për Një Maj, poashtu, janë paralajmëruar protesta.
XS
SM
MD
LG