Ndërlidhjet

Afganistan: U vra një lider taliban dhe 25 militantë të tjerë


Pamje nga pjesa e vjetër e Kabulit
Pamje nga pjesa e vjetër e Kabulit
Shefi i Drejtoratit Kombëtar të Sigurisë në Afganistan, Rahmatullah Nabil, ka shpallur se një lider taliban afgan është zënë dhe vrarë, së bashku me 25 militantë të tjerë.

Gjatë fjalimit të tij, sot në Senatin e Afganistanit, ai tha se Mullah Ismaili, zëvendëshef i një këshilli ushtarak taliban në Afganistan, është vrarë pasi ai ishte i gatshëm të marrë pjesë në bisedimet paqësore me negociatorët nga Shtetet e Bashkuara.

Zoti Nabil nuk ka thënë se ku ka ndodhur incidenti, por ai ka sugjeruar se pjesëtarët talibanë kishin dorë në vrasje.

Zëdhënësi i talibanëve, Zabibullah Muxhahid, sot i ka hedhur poshtë raportet se “Ismaili dhe 25 pjesëtarë të tjerë talibanë janë vrarë në njërin nga vendet fqinje”, duke thënë se Ismaili ishte gjallë.

Në muajin mars, talibanët e Afganistanit i ndërprenë bisedimet paqësore me Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG