Ndërlidhjet

Klinton: SHBA thellë e shqetësuar për Timoshenkon


Julia Timoshenko i tregon vrragët në barkun e saj

Julia Timoshenko i tregon vrragët në barkun e saj

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë “thellë të shqetësuara” për trajtimin në burg të ish kryeministres së Ukrainës, Julia Timoshenko.

Aktualisht, zonja Timoshenko është në vuajtje të dënimit kundërthënës prej shtatë vitesh burg, për keqpërdorim të detyrës.

Ajo ka thënë se ishte rrahur nga rojtarët e burgut në Harkov. Mbështetësit e saj kanë publikuar fotografi të vrragëve në barkun e Timoshenkos dhe kanë thënë se këto pamje i mbështesin pretendimet se është rrahur.

Timoshenko e ka shpallur edhe një grevë të urisë.

Hillari Klinton ka kërkuar që ish kryeministres menjëherë t’i jepet trajtim mjekësor dhe t’i lejohet ambasadorit amerikan që të ketë qasje tek ajo.
XS
SM
MD
LG