Ndërlidhjet

SHBA: Shtraus Kan e ka humbur imunitetin


Faqja e parë e një reviste me rastin e akuzave kundër Shtraus-Kanit

Faqja e parë e një reviste me rastin e akuzave kundër Shtraus-Kanit

Një gjyqtar në Nju Jork ka marrë vendim që ish shefi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominik Shtraus-Kan, nuk mund të pretendoj imunitet diplomatik, për ta evituar aksionin gjyqësor civil lidhur me dyshime për sulm seksual.

Gjyqtari i rastit, që në gjykatë është inicuar nga punëtorja e hotelit, Nafisatou Diallo, vendosi që Shtraus-Kan e ka humbur imunitetin e tij diplomatik, pasi kishte dhënë dorëheqje në FMN, para se të inicohej aksioni civil.

Punëtorja e hotelit, Diallo, e ka akuzuar zotin Shtraus-Kan se e ka detyruar atë për akt seksual, kur ajo po pastronte në dhomën e tij në një hotel në Menhetën, më 14 maj të vitit të kaluar.

Në vitin 2011 në Nju Jork, ishte ngritur aktakuza penale, por ajo ishte tërhequr pasi prokurorët vendosën se Diallo nuk mund të jetë një dëshmitare e besueshme.

Ajo menjëherë e ka paraqitur një padi civile duke kërkuar dëmshpërblim të paspecifikuar.

Në atë kohë, Dominik Shtraus-Kan ishte parë si kandidat potencial për zgjedhjet presidenciale kundër Nikollas Sarkozit, presidentit aktual.

Më 6 maj në Francë mbahet rundi i dytë i këtyre zgjedhjeve, në të cilat garojnë socialisti Fransua Holland, dhe presidenti Nikollas Sarkozi, përfaqësues i së djathtës.
XS
SM
MD
LG