Ndërlidhjet

OKB: Monitoruesit në Siri – deri në fund të majit


Vëzhguesit e OKB-së në Homs të Sirisë
Vëzhguesit e OKB-së në Homs të Sirisë
Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se synim i tyre është që të 300 monitoruesit, të miratuar nga Këshilli i Sigurimit, të vendosen në Siri deri në fund të muajit maj.

Zyrtari i lartë i OKB-së, Herve Ladsous, u tha sot reporterëve në Nju Jork, se aktualisht në Siri janë 24 vëzhgues në terren, ndërsa 150 të tjerë janë të përkushtuar për këtë mision deri tash.

Monitoruesit po e mbikëqyrin armëpushimin, që ka hyrë në fuqi më 12 prill, por i cili duket se nuk po respektohet në masë të plotë.

Ladsous tha se monitoruesit po raportojnë për shkelje të armëpushimit nga forcat e sigurisë së presidentit, Bashar al-Asad, dhe nga grupet opozitare.

Monitoruesit janë kritikuar se po qëndrojnë brenda objekteve, të premtave, kur tradicionalisht mbahen demonstrata të rregullta masive, prej se ka filluar kryengritja, 14 muaj më parë.

Herve Ladsouds tha se vëzhguesit po punojnë ditë e natë në përpjekje për të ndihmuar në përfundimin e dhunës.
XS
SM
MD
LG