Ndërlidhjet

SHBA: Mbështetet marrëveshja për zgjedhjet e Serbisë në Kosovë


Mark Toner
Mark Toner
Departamenti amerikan i shtetit thotë se “e mbështet marrëveshjen e arritur më 30 prill nga Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe e qeverive të Kosovës dhe Serbisë, që e shtron rrugën për OSBE-në, që ta lehtësoj pjesëmarrjen e shtetasve serbë banorë në Kosovë, në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të Serbisë më 6 maj”.

Mëtutje, në njoftimin për media të zëdhënësit Mark Toner, theksohet se përshëndetet nisma e kryesuesit të OSBE-së dhe e udhëheqjes së OSBE-së në Vjenë dhe Prishtinë, “për nismën e tyre dhe përpjekjet e tyre të palodhshme për sigurimin e marrëveshjes nga të dy palët”.

Departamenti amerikan i shtetit konsideron se duke pasur parasysh kohën e shkurtër deri në zgjedhje, “presim që autoritetet e Serbisë dhe të Kosovës të bashkëpunojnë plotësisht me OSBE-në dhe misionin e OSBE-së në Kosovë, për të siguruar se marrëveshja do të implementohet me sukses, në një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë”.
XS
SM
MD
LG