Ndërlidhjet

logo-print

Klinton arriti në Pekin, rasti Çen kërcënon bisedimet


Hillari Klinton

Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, ka arritur në Pekin për të biseduar me liderët kinezë, derisa rasti i disidentit të verbër, për të cilin thuhet se është nën mbrojtjen e Shteteve të Bashkuara në këtë qytet, paraqitet si kërcënues për bisedime.

Zonja Klinton, për një kohë të gjatë e ka planifikuar udhëtimin e saj në Kinë për Dialogun Strategjik dhe Ekonomik ndërmjet Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, që mbahet nesër dhe pasnesër.

Me këtë rast pritet të diskutohet për çështje fiskale dhe të tjera, përfshirë tensionet me Korenë Veriore dhe Iranin dhe zhvillimet në Siri.

Por, fati i veprimtarit juridik kinez, Çen Guangçen, me gjasë do të paraqitet në agjendë, pasi ai kishte ikur nga arresti shtëpiak më 22 prill dhe raportohet se gjendet në Ambasadën amerikane në Pekin.

Zoti Çen ka thënë se arresti shtëpiak ishte ndëshkim se kishte folur për abuzimet zyrtare dhe se ai dhe familja e tij ishin rrahur.

Uashingtoni ka refuzuar ta komentoj këtë rast.
XS
SM
MD
LG