Ndërlidhjet

Kabul: Nga dy eksplodime – gjashtë të vrarë


Vendi ku ndodhi njëri nga dy eksplodimet në Kabul

Vendi ku ndodhi njëri nga dy eksplodimet në Kabul

Së paku gjashtë vetë janë vrarë nga dy eksplodime, që e kanë tronditur kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Ky sulm u bë mbrëmë vonë, disa orë pasi presidenti amerikan, Barak Obama, u largua nga Afganistani.

Përgjegjësinë për këto sulme e kanë marrë talibanët, që thanë se ato ishin përgjigjje për vizitën e Obamës.

Zëdhënësi i ministrisë së brendshme afgane, Sedik Sediki, tha se sulmi vetëvrasës me veturë ndodhi afër kompleksit që shrytëzohet edhe nga Bashkimi Evropian dhe Kombet e Bashkuara.

Është raportuar edhe për të shtëna me armë zjarri.

Agjencia Rojters raporton se një zyrtar i lartë i policisë së Kabulit ka thënë se janë vrarë një rojtar dhe pesë civilë.
XS
SM
MD
LG