Ndërlidhjet

SHBA: FBI ka arrestuar pesë vetë për komplot në Klivlend


Pamje nga një patrullim i policisë në një autostradë në Ohajo
Pamje nga një patrullim i policisë në një autostradë në Ohajo
Autoritetet në Shtetet e Bashkuara thonë se pesë vetë janë arrestuar për dyshime për komplot për ta hedhur në erë një urë afër Klivlendit në Ohajo.

Të pesë personat, që veten e përshkruajnë si anarkistë, janë të moshës prej 20 e deri në 35 vjeç.

Agjencia FBI tha mbrëmë se pajisjet eksploduese ishin jo-operative dhe kontrolloheshin nga një agjent i fshehtë.

Tre vetë ishin arrestuar të hënën për akuza për konspiracion dhe përpjekje për përdorimin e eksplozivit për të shkaktuar dëme.

Dy persona të tjerë janë në pritje të akuzës.

Autoritetet thonë se personat nuk janë të ndërlidhur me asnjë grup ndërkombëtar të terrorit.

Agjencia FBI thotë se cak i komplotit ishte një urë afër Klivlendit.
XS
SM
MD
LG