Ndërlidhjet

SHBA: Publikohen shënimet e Osmama bin Ladenit


Harta e kompleksit ku banonte bin Ladeni
Harta e kompleksit ku banonte bin Ladeni
Pritet që Shtetet e Bashkuara do të publikojnë shënime dhe letra të Osama bin Ladenit, që deri tash ishin sekrete.

Sot shënohet njëvjetori i vrasjes së bin Ladenit nga forcat e Shteteve të Bashkuara në Pakistan.

Shefi për kundër-terrorizëm i Shtëpisë së Bardhë, Xhon Brenan, thotë se disa dokumente të fshehta do të publikohen në Internet, ditën e enjte, nga Qendra për Luftimin e Terrorizmit e ushtrisë së Shteteve të Bashkuara.

Forcat speciale amerikane i kishin konfiskuar këto materiale më 2 maj të vitit 2011, kur e kishin vrarë liderin terrorist të al-Kaidës, në ndërhyrjen në shtëpinë e tij në Abotabad të Pakistanit.

Në këto materiale thuhet se përfshihet korrespondenca ndërmjet liderit terrorist dhe bashkëpunëtorëve të tij të afërt dhe ditari i tij i shkruar me dorë.

Bin Ladeni iu ka shmangur zënies pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 nga Shtetet e Bashkuara, duke mos përdorë komunikime elektronike, por duke u mbështetur në postierë për dërgimin e mesazheve.
XS
SM
MD
LG