Ndërlidhjet

Kabul: Nga sulmet – 7 të vrarë dhe 20 të plagosur


Tymi në vendin e sulmit vetëvrasës në Kabul
Tymi në vendin e sulmit vetëvrasës në Kabul
Zyrtarët thonë se shtatë vetë janë vrarë dhe afro 20 të tjerë janë plagosur gjatë një serie të sulmeve, përfshirë edhe një sulm vetëvrasës me makinë bombë, në kryeqytetin afgan, Kabul.

Sulmet e sotme u bënë vetëm disa orë pasi presidenti amerikan, Barak Obama, u largua nga Afganistani, pas nënshkrimit të marrëveshjes për partneritet strategjik të Shteteve të Bashkuara dhe Afganistanit, me presidentin Hamid Karzai.

Talibanët e kanë marrë përgjegjësinë për këto sulme, duke thënë se ato ishin bërë në përgjigjje të vizitës së Obamës.

Raportohet se persona të armatosur të veshur me ferexhe e kanë sulmuar kompleskin që shfrytëzohet nga organizatat ndërkombëtare perëndimore, e që është me siguri të lartë.

Forcat e sigurisë së Afganistanit i kanë vrarë të gjithë të armatosurit pas disa orëve të luftimeve.
XS
SM
MD
LG