Ndërlidhjet

logo-print

Pekin: Disidenti i verbër u largua nga Ambasada amerikane


Disidenti i verbër kinez Çen Guançen

Disidenti i verbër kinez Çen Guançen

Raportohet se disidenti i verbër kinez, Çen Guangçen, që u bë i njohur pasi ishte larguar nga arresti shtëpiak, është larguar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Pekin.

Një zyrtar i lartë amerikan e ka konfirmuar raportin e agjencisë kineze të lajmeve Hsinhua, që thotë se zoti Çen është larguar nga ambasada pasi atje kishte qëndruar gjashtë ditë.

Zyrtari amerikan tha se ai ka shkuar në një qendër mjekësore në Pekin dhe do të ribashkohet me familjen e tij.

Largimi i Çenit nga arresti shtëpiak dhe hyrja e tij në Ambasadën Amerikane, u bë para vizitës së sekretares amerikane të shtetit, Hillari Klinton,e cila do të takohet me zyrtarë të lartë kinezë.
XS
SM
MD
LG