Ndërlidhjet

Udhëheqësja e opozitës pro-demokratike në Birmani, Aung San Su Ki, është betuar para parlamentit të vendit, së bashku me 33 anëtarë të tjerë të partisë së saj – Liga Kombëtare për Demokraci.

Su Ki ka marrë postin publik për herë të parë që nga nisja e luftës së saj kundër sundimit autoritar, gati një çerek shekulli më parë.

Qeveria e presidentit Thein Sein ka bërë disa reforma të papritura që nga marrja e pushtetit vitin e kaluar, përfshirë organizimin e zgjedhjeve më 1 prill, në të cilat Su Ki ka fituar ulëse në parlament.

Të mërkurën, ajo është betuar se “do të mbrojë” kushtetutën e krijuar nga regjimi ushtarak.
XS
SM
MD
LG