Ndërlidhjet

Shqipëria harton bazën ligjore për hetim të trafikut të organeve


Ilustrim
Ilustrim
Shqipëria ka hartuar legjislacionin e nevojshëm për t’i dhënë Bashkimit Evropian të drejtën e hetimeve mbi pohimet se një numër civilësh të burgosur gjatë luftës së viteve 1998-1999 në Kosovë, janë vrarë, kurse organet e tyre janë shitur.

AP njofton se projektligji i publikuar të mërkurën, pritet të miratohet në Parlament gjatë kësaj jave.

Bashkimi Evropian tashmë ka themeluar një task-forcë për të kryer hetimet, në krye të të cilit gjendet prokurori amerikan Xhon Klint Uilliamson.

Këto dyshime janë ngritur fillimisht nga politikani zviceran, Dik Marti, i cili në cilësinë e raportuesit të Këshillit të Evropës ka pandehur se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka pasur kampe paraburgimi në kufi me Shqipërinë gjatë luftës në Kosovë.

Sipas raportit të tij, civilë të burgosur, përfshirë këtu edhe serbë, ishin vrarë, kurse organet e tyre janë shitur në tregun e zi.

Kosova dhe Shqipëria kanë hedhur poshtë këto pandehje, duke i cilësuar si të pavërteta.
XS
SM
MD
LG