Ndërlidhjet

AAK - 12 vjet nga themelimi


Foto arkivi
Foto arkivi
Alenaca për Ardhmërinë e Kosovës ka shënuar sot 12-vjetorin e themelimit.

“Në 12 vjetët e kaluar, si asnjëra parti tjetër në Kosovë, AAK-ja ka pasur fatin që të bie dhe të ngrihet, të largohet prej suksesit në zgjedhje dhe në politikë, atëherë kur ka qenë vetëm një hap larg suksesit të qëndrueshëm”, ka thënë nënkryetari Blerim Shala.

Sipas tij, ky hov i partisë është ndërprerë për shkaqe të njohura, pasi kryetari Ramush Haradinaj ndodhet për gjykim në Tribunalin e Hagës.

Shala, megjithatë, ka shprehur bindjen se Haradinaj, së shpejti, do ta dërgojë AAK-në “aty ku kurrë nuk ka qenë dhe do ta bashkojë AAK-në me kthesën aq shumë të duhur të Kosovës dhe suksesin aq shumë të dashur të shtetit të Kosovës, në radhë të parë prej qytetarëve të Kosovës”.
XS
SM
MD
LG