Ndërlidhjet

Siri - vriten 15 trupa qeveritare


Pamje nga qyteti i Homsit
Pamje nga qyteti i Homsit
Organizata siriane për të drejtat e njeriut, e cila mbulon lëvizjen opozitare kundër regjimit të presidentit Bashar al-Asad, ka bërë të ditur se 15 forca qeveritare kanë humbur jetën në një pritë të rebelëve, në qytetin Alepo.

Njoftimi, i cili nuk mund të konfirmohet në mënyrë të pavarur, vjen një ditë pasi luftëtarët opozitarë kanë thënë se kanë vrarë të paktën 12 trupa të qeverisë në provincën Deir al-Zor dhe të paktën 10 të tjera në Idlib.

Luftimet po ndodhin në kohën kur ekipi i Kombeve të Bashkuara po qëndron në Siri, në përpjekje për të mbajtur armëpushimin e mbështetur ndërkombëtarisht.

Armëpushimi është pjesë e planit për paqe të të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan.

Shteti sirian është përfshirë nga protestat antiqeveritare dhe dhuna qysh në mars të vitit të kaluar. Sipas Kombeve të Bashkuara, mbi 9,000 persona, shumica nga ta civilë, kanë humbur jetën në trazira.
XS
SM
MD
LG