Ndërlidhjet

logo-print

Gjermania zgjat mandatin e forcave të saj në Kosovë


Pjesëtarë gjermanë të KFOR-it.

Pjesëtarë gjermanë të KFOR-it.

Qeveria e Gjermanisë ka marrë vendim për zgjatjen edhe për një vit të mandatit të forcave të armatosura në Kosovë, të cilat ndodhen në përbërje të misionit paqeruajtës KFOR.

Vendimin e sotëm të qeverisë, deri në fund të muajit duhet ta konfirmojë edhe parlamenti federal i Bundestagut.

Aktualisht, në mesin e 5,700 forcave ndërkombëtare në Kosovë ndodhen 900 ushtarë gjermanë, çfarë është kontingjenti më i madh kombëtar.

Ditë më parë, Bundesveri (Forca Federale Mbrojtëse) ka dërguar 550 forca shtesë në Kosovë, të cilat do të kujdesen për situatën e sigurisë në prag dhe gjatë zhvillimit të zgjedhjeve të Serbisë.

Kjo e fundit pritet të mbajë zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale edhe në territorin e Kosovës.

Shpenzimet e zgjatjes njëvjeçare të mandatit të ushtarëve gjermanë në KFOR thuhet se kapin vlerën e 68 milionë eurove.
XS
SM
MD
LG