Ndërlidhjet

KS voton rezolutën për Sudanin


Këshilli i Sigurimit

Këshilli i Sigurimit

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë të mërkurën rezolutën, e cila kërcënon me sanksione kundër Sudanit dhe Sudanit Jugor, nëse dy shtetet nuk u japin fund luftimeve dhe rifillojnë negociatat.

Teksti i rezolutës, i cili është përpiluar më 1 maj nga Shtetet e Bashkuara, po ashtu dënon dhunën ndërkufitare ndërmjet Sudanit dhe Sudanit Jugor, përfshirë lëvizjet e trupave, rrethimin e qytetit të pasur më naftë, Heglig, nga Jugu, si dhe bombardimet ajrore të Sudanit në Jug.

Agjencia AP citon diplomatët të kenë thënë se Rusia dhe Kina ka gjasa të abstenojnë nga votimi.
XS
SM
MD
LG