Ndërlidhjet

Rritet papunësia në Eurozonë


Ilustrim
Ilustrim
Statistikat e reja tregojnë se papunësia në Eurozonë është rritur në afro 11 për qind – çfarë është niveli më i lartë prejse ka filluar përdorimi i monedhës euro në vitin 1999.

Të dhënat e zyrës evropiane EUROSTAT tregojnë se shkalla e papunësisë në zonën e euros ka qenë 10.9 për qind në muajin mars – më lart se 10.8 për qind në shkurt dhe 9.9 për qind një vit më parë.

Analistët thonë se shifrat e papunësisë reflektojnë rënien e ekonomive në Eurozonë, në kohën kur qeveritë po ndërmarrin masa të ashpra shtrënguese në përgjigje të borxheve në rritje.

Shifrat tregojnë se Spanja ka përqindjen më të lartë të njerëzve të papunë – me më shumë se 24 për qind sish.

Agjencia gjermane e punës ka thënë se papunësia në Gjermani ka rënë në 7.0 për qind në muajin prill.
XS
SM
MD
LG