Ndërlidhjet

logo-print

Kievit i rrezikohet marrëveshja për asociim me BE-në


Ilustrim

Ilustrim

Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, ka thënë se dështimi i Ukrainës për të adresuar shqetësimet në lidhje me ish-kryeministren e burgosur, Julia Timoshenko, mund të kërcënojë marrëveshjen për asociim ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Ukrainës, e cila po negociohet me vite.

Vestervelle ka thënë se Berlini është përgatitur të bllokojë ratifikimin e marrëveshjes politike dhe tregtare nëse Kievi nuk shqyrton çështjet ligjore në lidhje me rastin Timoshenko.

Ish-kryeministrja e Ukrainës është ankuar për abuzime në burg, ku po vuan dënimin prej shtatë vjetësh, për shkak të, siç është thënë, “shpërdorimit të pozitës zyrtare”.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, këtë javë ka bërë thirrje për lirimin e Timoshenkos.

Zyrtarë evropianë kanë kërcënuar se do të bojkotojnë ndeshjet e futbollit, Euro 212, në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG