Ndërlidhjet

Janos Ader - president i Hungarisë


Ilustrim me flamurin e Hungarisë
Ilustrim me flamurin e Hungarisë
Partia qeverisëse e Hungarisë ka zgjedhur aleatin e ngushtë të kryeministrit Viktor Orban në postin e presidentit të ri të vendit.

Janos Ader, anëtar i Parlamentit Evropian dhe bashkëthemelues i partisë në pushtet, Fidez, është zgjedhur në mandat prej pesë vjetësh.

Presidenti ka kryesisht rol ceremonial në Hungari, por, megjithatë, ai ka fuqinë për të dërguar ligjet prapa në Parlament për rishqyrtim ose t’ia referojë ato Gjykatës Kushtetuese.

Ader ka shërbyer si kryetar i Parlamentit gjatë administratës së parë të Orbanit, në periudhën 1998-2002.

Ai pason Pal Shmitin, i cili ka dhënë dorëheqje muajin e kaluar, pasi universiteti i ka hequr shkallën e doktoratës, nën akuzat se ka bërë plagjiat tezën e tij më 1992.
XS
SM
MD
LG