Ndërlidhjet

Njëmbëdhjetë të vrarë në Kajro


Kajro, 2 maj 2012.
Kajro, 2 maj 2012.
Të paktën 11 persona kanë humbur jetën në përleshjet pranë Ministrisë së Mbrojtjes në Kajro.

Ato janë zhvilluar ndërmjet sulmuesve të paidentifikuar dhe protestuesve, të cilët ndodheshin para ministrisë për ditë të tëra, duke kërkuar fundin e sundimit ushtarak.

Shumë nga protestuesit thuhet të jenë mbështetës të një ultranacionalisti islamik, i cili është skualifikuar nga gara për president, pasi nëna e tij ka dy shtetësi – egjiptiane dhe amerikane.

Dy kandidatë presidencialë kanë pezulluar fushatën për shkak të përleshjeve.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt është caktuar për 23 dhe 24 maj. Ato janë zgjedhjet e para në këtë vend prejse sunduesi veteran, Hosni Mubarak, është përmbysur nga kryengritja popullore, në shkurt të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG