Ndërlidhjet

Austria bojkoton Euro 2012-ën në Ukrainë


Ukrainë
Ukrainë
Qeveria e Austrisë ka bërë të ditur se do të bojkotojë ndeshjet e futbollit të Euro 2012-së në Ukrainë, për të protestuar trajtimin që i bëhet në burg ish-kryeministres ukrainase, Julia Timoshenko.

Ministri i Jashtëm, Mihael Shpindeleger, tha se asnjë zyrtar i qeverisë austriake nuk do të ndjekë ndeshjet që do të zhvillohen në këtë vend.

Timoshenko, e cila po vuan dënimin prej shtatë vjetësh burgim, për shkak të “shpërdorimeve të detyrës zyrtare”, ka thënë se është rrahur nga rojet e burgut dhe ka nisur grevën e urisë.

Mbështetësit e saj thonë se dënimi i Timoshenkos është i motivuar politikisht.

Shefja për politikë të jashtme e Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, dhe presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, kanë shprehur po ashtu shqetësimin për rastin Timoshenko.

Ukraina është nikoqire e Euro 2012 së bashku me Poloninë. Gjermania po ashtu ka thënë se po shqyrton vendimin për bojkot të ndeshjeve që luhen në Ukrainë.
XS
SM
MD
LG