Ndërlidhjet

Sarkozi dhe Holland në debat televiziv


Sarkozi dhe Holland
Sarkozi dhe Holland
Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, dhe kandidati socialist për këtë post, Franso Holland, do të përballen mbrëmjen e sotme në një debat televiziv.

Ngjarja, e frymëzuar nga debate të ngjashme në Shtetet e Bashkuara, shënon një moment të veçantë në fushatën për balotazhin e së dielës.

Gjatë fushatës, Sarkozi ka akuzuar Hollandin se është “i paaftë dhe gënjeshtar”, ndërsa Holland e ka quajtur Sarkozinë “president të dështuar” dhe “pjesë të keqe të punës”.

Sondazhet e opinionit parshikojnë Hollandin fitues të balotazhit, ndërkohë që Sarkozi fajësohet për normën e lartë të papunësisë në vend.

Nëse humb, Sarkozi do të bëhet presidenti i parë i Francës që dështon në rizgjedhje që nga viti 1981.

Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale ka zënë vend më 22 prill.
XS
SM
MD
LG