Ndërlidhjet

"Greenpeace" kundër centraleve atomike në Francë


Ilustrim me pamje arkivore në Francë
Ilustrim me pamje arkivore në Francë
Një aktivist i grupit mjedisor “Greenpeace” ka ateruar një aeroplan të vogël pranë një centrali bërthamor të Francës, në përpjekje për të tërhequr vëmendjen ndaj rreziqeve të sigurisë në industrinë atomike të vendit.

Aktivisti ka përdorur një mjet të motorizuar për të shkaktuar tym bombe pranë centralit Bugej, para se të ateronte aeroplanin.

Ai është arrestuar nga policia, ndonëse firma energjetike e Francës, EDF, ka thënë se asnjëri nga reaktorët e centralit nuk ka qenë në rrezik.

“Greenpeace” ka thënë se “aktiviteti” kishte qëllim t’iu dërgonte mesazh rivalëve presidencialë të Francës, Nikolas Sarkozi dhe Franso Holland, se objektet bërthamore të vendit mbeten të cenueshme ndaj sulmeve ajrore.

Franca është një nga konsumatorët më të mëdhenj në botë të energjisë bërthamore.
XS
SM
MD
LG