Ndërlidhjet

Thaçi mirëpret lirimin e Limajt dhe të bashkëluftëtarëve të tij


Kryeministri Hashim Thaçi
Kryeministri Hashim Thaçi
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës së Qarkut të Prishtinës për lirimin si të pafajshëm të ish-komandantit të UÇK-së, Fatmir Limaj, dhe bashkëluftëtarëve të tij Naser Krasniqi, Nexhmi Krasniqi dhe Naser Shala.

“Ne gjithmonë i kemi dhënë mbështetje të plotë drejtësisë, sepse kemi besuar plotësisht dhe kemi qenë të bindur në pafajësinë e komandantëve dhe luftëtarëve të UÇK-së”, është shprehur kryeministri Thaçi.

Në mbledhjen e rregullt të qeverisë, Thaçi ka vlerësuar edhe zgjedhjet në Ferizaj, ndërsa ka thënë se Qeveria e Kosovës ka mirëpritur rolin lehtësues të OSBE-së për organizimin e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe në Kosovë.

Duke komentuar opinionet e organizatës Freedom House për mediat e lira në botë, kryeministri Thaçi e ka quajtur hap inkurajues "progresin që ka arritur Republika e Kosoves në fushën e lirisë së shprehjes".

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka aprovuar edhe Projektligjin për Mbrojtjen e Bimëve, si dhe Projekt-kodin e Procedurës Penale, që do të procedohen për miratim në Kuvend.
XS
SM
MD
LG