Ndërlidhjet

SHBA premton mbështetje për disidentin kinez


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të mbesin “të përkushtuara” ndaj disidentit kinez, Çen Guangçeng, pas një marrëveshjeje me Kinën për sigurinë e tij.

Klinton, e cila ndodhet për vizitë në Pekin, ka thënë se Kina ka arritur “mirëkuptim” për trajtimin e aktivistit të verbër 40-vjeçar, i cili ka thënë se ka pësuar disa rrahje të rënda nën arrestin shtëpiak.

“Qeveria e Shteteve të Bashkuara dhe populli amerikan do të mbesin të angazhuar rreth zotit Çen dhe familjes së tij në ditët, javët dhe vitet në vazhdim”, ka thënë Klinton.

Çen, kritik i politikës kineze, ka ikur nga arresti shtëpiak më 22 prill për t’u strehuar në ambasadën amerikane në Pekin.

Ai e ka lënë këtë të fundit, pasi ka marrë garanci se ai dhe familja e tij do të zhvendosen në një vend të sigurt brenda Kinës.
XS
SM
MD
LG