Ndërlidhjet

Prindërit në gjyq - detyrojnë të martohen vajzat e mitura


Harta e Taxhikistanit

Harta e Taxhikistanit

Gjashtë çifte të Taxhikistanit janë dërguar në gjyq, për shkak se kanë detyruar vajzat e tyre të mitura të martohen.

Zyrtarët lokalë të provincës Khatlon thonë se rastet penale kundër prindërve janë ngritur pas shqetësimeve në rritje për “martesat e hershme”.

Nëse shpallen fajtorë, prindërit do të përballen me dënimin maksimal prej pesë vjetësh burgim.

Në Taxhikistan, mosha legale për martesë është 18 vjeç.

Shifrat zyrtare të divorceve në këtë vend janë mjaft të larta dhe, sipas zyrtarëve të Khatlonit, rreth 50 për qind e martesave përfundojnë në ndarje.

Autoritet i lidhin normat e larta të divorcit – kryesisht në mesin e çifteve të reja – me martesat e hershme.

Ata thonë se gjykimi i gjashtë çifteve duhet të shërbejë si “paralajmërim” për prindërit e tjerë që mendojnë të detyrojnë vajzat e tyre të mitura të martohen.

Liderët lokalë islamikë thonë se pajtohen me këtë hap të autoriteteve.
XS
SM
MD
LG