Ndërlidhjet

Rasti Haradinaj - seancat përfundimtare më 25-26 qershor


Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj

Tribunali i Hagës ka vendosur që më 11 qershor të dorëzohen deklaratat përmbyllëse të shkruara në "rastin Haradinaj dhe të tjerët", ndërsa seancat përfundimtare do të mbahen më 25 dhe 26 qershor.

Vendimin e ka marrë sot këshilli gjyqësor i Tribunalit, me propozim të përbashkët të prokurorëve dhe mbrojtjes.

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe dy të akuzuarit e tjerë, Idriz Balaj dhe Lah Brahimaj, ngarkohen me "krime të kryera gjatë luftës në Kosovë".

Rigjykimi i pjesshëm i ish-komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka nisur në muajin gusht të 2011-ës.

Tre të akuzuarit janë liruar më 3 prill të vitit 2008 nga akuzat për krime kundër njerëzimit, ndërsa rigjykimi i pjesshëm thuhet se ka nisur për shkak të paraqitjes së dëshmive shtesë në procesin kundër tyre.
XS
SM
MD
LG