Ndërlidhjet

logo-print

Bogdanoviq: Lirimi i Limajt “skandaloz”


Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq - foto arkivi

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq - foto arkivi

Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Goran Bogdanoviq, ka thënë se vendimi i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për të liruar Fatmir Limajn dhe tre bashkëluftëtarët e tij është “skandaloz dhe poshtërues për viktimat”.

“Vendimi i trupit të përzier gjyqësor në Prishtinë tregon se gjyqësori në Kosovë nuk funksionon në baza të drejtësisë, por në baza të parimit etnik. Ky vendim i padrejtë është dëshmi e qartë se krimet e kryera ndaj serbëve në Kosovë, nuk ndëshkohen dhe se kryerësit e tyre promovohen si heronj kombëtarë”, ka thënë Bogdanoviq për mediat serbe.

Trupi gjykues i Gjykatës së Qarkut në Prishtinë ka shpallur sot të pafajshëm të akuzuarit e rastit “Kleçka”: Fatmir Limajn, Nexhmi Krasniqin, Naser Shalën dhe Naser Krasniqin.

Prokuroria ka akuzuar Limajn dhe nëntë ish-pjesëtarë të UÇK-së për krime kundër popullatës civile gjatë luftës së vitit 1999.

Gjashtë të akuzuarit e tjerë janë shpallur të pafajshëm në të gjitha pikat e aktpadisë më 30 mars.
XS
SM
MD
LG