Ndërlidhjet

logo-print

Kina “kërcënon” gruan e Çenit


Çen Guançeng

Çen Guançeng

Disidenti i verbër kinez, Çen Guançeng, ka thënë se ka braktisur ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Pekin, pasi autoritetet kineze kanë kërcënuar me vdekje familjen e tij.

Çen, i cili ka kërkuar strehim në ambasadë, i ka thënë AP-së përmes telefonit se zyrtarët kanë kërcënuar gruan e tij se do ta rrahin deri në vdekje.

Kritiku i politikës kineze tha se zyrtarët amerikanë ia kanë transmetuar kërcënimet e Pekinit.

Një zyrtar i SHBA-së ka mohuar të jetë në dijeni për kërcënimet.

Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, e cila ndodhet në Pekin për bisedime të nivelit të lartë, ka thënë se Uashingtoni do të mbetet i përkushtuar ndaj Çenit “në ditët, javët dhe vitet në vazhdim”.

Ministria e Jashtme kineze, ndërkohë, u ka bërë thirrje Shteteve të Bashkuara “të ndalojnë të bëjnë konfuz publikun në lidhje me rastin”.

Çen ka ikur nga arresti shtëpiak më 22 prill për t’u strehuar në ambasadën amerikane në Pekin.

Më herët është thënë se ai ka ikur nga ambasada, pasi ka marrë garanci se ai dhe familja e tij do të zhvendosen në një vend të sigurt brenda Kinës.
XS
SM
MD
LG